Video – Kualifikueset e Botërorit/ Argjentina mundet nga Paraguai, Brazili barazon me Venezuelën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zona e Amerikës Latine zhvilloi tre nga ndeshjet e raundit të 11-të të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ra në sy humbja e Argjentinës në Asuncion, apo barazimi i Brazilit në Maturin. Ekuadori mposhti pastër 4-0 Bolivinë.

Në stadiumin “Defensores del Chaco” të Asuncion, vendasit e Paraguait fituan 2-1 me përmbysje kundër Argjentinës së Lionel Messit. Ishin kampionët në fuqi të botës që kaluan në avantazh me Lautaro Martinez pas 11 minutave lojë, para se vendasit të kthenin rezultatin në favor me golin e Sanabria dhe Alderete. Nota 6.7 për Messin, që ishte ndër më pak të vlerësuarit në këtë duel. Megjithë disfatën, argjentinasit janë në krye të grupit në Amerikën Latine me 22 pikë.

Në “Monumental de Maturin”, Venezuela ndali 1-1 Brazilin. Raphinha me një supergol kaloi në epërsi miqtë, ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë Segovia barazoi rezultatin. Vinicius mund të ishte kthyer në hero për Brazilin, por gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 62-të. Më pas ylli i Real Madrid pati edhe një sherr me arbitrin kolumbian Rojas, por ia hodhi paq pa karton të verdhë. Me 17 pikë Brazili ndodhet në vendin e tretë.

Rezultatet dhe renditja:

Ekuador 4-0 Bolivi

Paraguai 2-1 Argjentinë

Venezuela 1-1 Brazil

The post Video – Kualifikueset e Botërorit/ Argjentina mundet nga Paraguai, Brazili barazon me Venezuelën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *