Shpërthim i fuqishëm në një studio muzikore në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës që sapo lamë pas në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore në , në rrugën “Arben Broci” në Kamëz.

Policia bën me dije se rreth orës 03:30, në shkallët e studios muzikore është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Nga shpërthimi janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Shpërthim i fuqishëm në një studio muzikore në Tiranë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *