Detajet/ Nxënësi i plagosur me thikë para shkollës “Fan Noli”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nxënësit e shkollës Fan Noli në Tiranë kanë përjetuar momente tmerri mesditën e sotme kur kanë parë një nga nxënësit e klasës së nëntë të shtrirë në tokë para hyrjes së shkollës me barkun e çarë me thikë.

I mituri ka mbetur i plagosur pas një sherri me një nxënës tjetër të klasës së tetë pak metra para hyrjes së shkollës, kur sapo kishin dalë nga mësimi. Në momentin e ngjarjes, para shkollës kanë qenë disa qindra nxënës që sapo kishin dalë nga mësimi.

Nuk dihen shkaqet e sherrit mes dy adoleshentëve, por një prej tyre qëndroi për disa minuta në trotuar para hyrjes së shkollës i shtrirë në tokë, me një plagë në bark, nga ku rridhte gjak. Skena ka shokuar fëmijët dhe kalimtarët përreth, disa prej të cilëve e kanë marrë të miturin në një makinë të rastit për ta çuar në spital.

Ende nuk dihet nëse ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se në spital kanë përfunduar të dy fëmijët që prindërit i kishin nisur për në shkollë këtë mëngjes./Lapsi.al

The post Detajet/ Nxënësi i plagosur me thikë para shkollës “Fan Noli” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *