Gjyqtarë nga Portugalia në Tiranë, UEFA cakton arbitrin për sfidën Shqipëri – Ukrainë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të martën në orën 20:45 e gjithë vëmendja do jetë në stadiumin ‘Air Albania’ të Tiranës, ku Kombëtarja e futbollit luan kundër Ukrainës në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Shqipëria duhet të mposhtë Ukrainën në “Air Albania” dhe të shpresojë që sfida mes Çekisë dhe Gjeorgjisë të mbyllet në barazim, që të zërë vendin e parë në grup.

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën Shqipëri-Ukrainë, që do të luhet në 19 nëntor në orën 20:45 në “Air Albania”.

Arbitri kryesor do të jetë portugezi João Pedro da Silva Pinheiro, ndërsa asistentët e tij Bruno Miguel Alves de Jesus dhe Luciano António Gomes Maia. Edhe gjyqtari i katërt João António Ferreira Gonçalves është nga Portugalia.

The post Gjyqtarë nga Portugalia në Tiranë, UEFA cakton arbitrin për sfidën Shqipëri – Ukrainë appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *