Nuk ka rritje pensionesh për 2025-ën! Rama premton vetëm bonus para zgjedhjeve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vitin e ardhshëm nuk pritet të ketë rritje pensionesh, por vetëm një bonus në pranverë, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kjo u konfirmua nga vetë kryeministri Edi Rama gjat një fjalimi nga foltorja e Kuvendit këtë të Hënë.

Nga 1 Tetori, hyri në fuqi indeksimi i pensioneve me 4.1%, për të cilin kryeministrin Edi Rama e propagandoi fillimisht si arritje, ndërsa pse më tej e komentoi si një përmbushje e një detyrimi ligjor. Në shifra konkrete, pensionet u rritën në 748 lekë për pensionistët në qytet dhe 453 lekë për ata që jetojnë në fshat. Shuma u cilësua e pamjaftueshme nga ekspertë të ekonomisë dhe qesharake nga vetë pensionistët, të cilët kanë zhvilluar disa protesta para kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve me një dysheme sa paga minimale.

Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë zbuluar së pensioni real ka pësuar ulje së paku me 8% gjatë dekadës. Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga ISSh. Vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, teksa inflacioni i pensionistëve është rreth 34% në këtë periudhë.

Premtime pa datë për rritjen e pensioneve

Pas indeksimit të Tetorit, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi disa takime me pensionistë duke premtuar rritje të pensioneve dhe një reforme të re në këtë fushë, duke e vënë theksin te rritja e kontributeve nga bizneset private për punonjësit, përmes deklarimit të pagave reale.

“Sot në kushtet kur ka filluar të na hapet mundësia që ne të rrisim pensionet dhe ne tani do të fillojmë rritjen e pensioneve”, tha Rama nga Korça në fillim të Nëntorit, pa dhënë gjithsesi një afat se kur do të fillojë rritja.

Në një mbledhje të komisionit të ekonomisë, deputetja demokrate Jordida Tabaku theksoi se buxheti për vitin 2025, në fakt, nuk parashikon rritje të pensioneve.

Këtë e pranoi edhe ministri i Financave, Petrit Malaj i cili ka pohuar se projektbuxheti i vitit 2025 nuk reflekton mbështetje buxhetore për skemën e re.

Qeveria ka refuzuar një propozim të PD që kërkon që çdo i moshuar, përfshirë ata që nuk kanë paguar asnjëherë sigurime, të ketë pension bazë sa minimum jetik 200 euro dhe mbi këtë bazë, të gjithë pensionistët e tjerë do të kenë një rritje të pensioneve prej 20%.

Propozimet dhe premtimet që janë artikuluar nga opozita për rritje të pensioneve, Rama i ka cilësuar “maska të Sudes”.

Rama premton bonus para zgjedhjeve

Në seancën parlamentare të kësaj të hënë, kreu i qeverisë Edi Rama mbajti një fjalim përmes së cilit la të kuptohet se as për vitin e ardhshme, qeveria nuk planifikon të rrisë pensionet.

Në vend të kësaj ai premtoi bonuse – ai i fundivit (dhënia e të cilit është kthyer në traditë qeveritare) dhe një bonus i ri në pranverë. Periudhë kjo që përkon me kohën para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Disbursime nga buxheti për kategori të caktuara para zgjedhjeve janë përdorur edhe më herët nga qeveria Rama. Skema të tilla cilësohet gjegjësisht si “pagesa elektorale” dhe vlerësohen si përpjekje e pandershme për të ndikuar te votuesit.

Në zgjedhjet e kaluara, qeveria është kritikuar për përdorimin e kësaj taktike jo vetëm nga opozita, por edhe ekspertë apo raportet e ODHIR.

The post Nuk ka rritje pensionesh për 2025-ën! Rama premton vetëm bonus para zgjedhjeve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *