14-vjeçari postoi foto në “Snapchat” pasi vrau bashkëmoshatarin pranë shkollës në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në foto është autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij të hënën pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Fotografinë dyshohet se e ka postuar pas vrasjes në aplikacionin “Snapchat”.

14-vjeçari pozon duke mbajtur një grusht lart. Ndërkohë po në pamje duket dëmtimi që ka marrë në dorë. Efektivët e policisë ende nuk e kanë gjetur thikën e përdorur në krim. Sot pritet që të merret në pyetje i riu për të dhënë versionin e tij në lidhje me sherrin.

Policia njoftoi se atij iu vunë pranga për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Aktualisht, i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën si pasojë e dëmtimit që ka pësuar.

The post 14-vjeçari postoi foto në “Snapchat” pasi vrau bashkëmoshatarin pranë shkollës në Tiranë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *