Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për të enjten diskutimet për Sali Berishën, i cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi.

Berisha kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën sepse është shmangur Kuvendi duke qenë deputet.

Bëhet fjalë për masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” të cilat SPAK i aplikoi ndaj ish-Kryeministrit, pa iu drejtuar më parë Kuvendit për autorizim.

Berisha i shpërfilli këto masa duke i cilësuar si anti-kushtetuese, përderisa ato i kufizonin të drejtat si deputet.

Kreu i PD-së ndodhet prej 11 muajsh nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani” dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

The post Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *