Lezhë/ Makina e parkuar përfshihet nga flakët, dy vajzat e familjes ndodheshin brenda

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar nga flakët në rrugën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, pranë banesës së pronarit të tij, Adriatik Çala.

Raportohet se mjeti ishte parkuar dhe i ndezur kur përfshihet nga zjarri. Brenda automjetit ndodheshin dy vajzat e familjes, por fatmirësisht ato arritën të dalin pa pësuar lëndime.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arritën të shuanin flakët që kishin përfshirë automjetin.

Dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë shpërthyer për shkak të një defekti në automjet.

gijotina.com/

The post Lezhë/ Makina e parkuar përfshihet nga flakët, dy vajzat e familjes ndodheshin brenda appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *