Pronari i “DeltaPharma” dëshmon për 4 orë në SPAK, Eduard Curraj: Nuk ka lidhje me Beqajn

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Eduard Curraj, pronari i kompanisë “Deltapharma” ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për më shumë se 4 orë.

Biznesmeni Curraj është shfaqur i vetëm. Pasi ka dhënë dëshminë e tij në SPAK, Curraj është shprehur për “Ora News” se ka dhënë shpjegime për një çështje. Por ka shtuar se ngjarja nuk ka lidhje me personin nën hetim, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në dhjetor të vitit 2023 një nga kompanitë farmaceutike “Delta Pharma” e lidhur ngushtësisht me Adriana Beqaj, bashkëshorten e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është bërë objekt i kontrollit të imtësishëm nga oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.

“Delta Pharma-Al” është një shoqëri farmaceutike e themeluar në vitin 2006 nga Tahir Sadiku, Dorian Sadiku, Eduart Curraj.

Me kalimin e kohës, Eduart Curraj mbeti aksioneri i vetëm i kësaj shoqërie farmaceutike.

Lexo edhe:

Hetimi i SPAK: Si i përlau fondet e BE-së restoranti i lidhur me Ilir Beqjen

The post Pronari i “DeltaPharma” dëshmon për 4 orë në SPAK, Eduard Curraj: Nuk ka lidhje me Beqajn appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *