Djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës: Populli është me UÇK-në, besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar protestës së qytetarëve në Prishtinë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe deklaroi se beson në pafajësinë e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Faleminderit gjithë popullit shqiptar për mbështetjen. Populli është me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është e pastër dhe besojmë në pafajësinë e të gjithë çlirimtarëve tanë”, tha Endrit Thaçi.

The post Djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës: Populli është me UÇK-në, besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: