Boksieri nga Kosova e nis me fitore të thellë Evropianin e boksit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku, ka shënuar fitore bindëse në Kampionatin Evropian të boksit, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Bajoku triumfoi me rezultat 5:0 ndaj boksierit nga Izraeli, Farid Hreish, në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Boksieri kosovar zhvilloi një paraqitje të mirë gjatë të tri raundeve, duke treguar teknikë, ritëm dhe kontroll të duelit. Bajoku dominoi përballjen dhe në fund gjyqtarët unanimisht ia dhanë fitoren.

Me këtë sukses, Bajoku vazhdon rrugëtimin e tij në Kampionatin Evropian “Sofje 2026”, i cili po mbahet nga 15 deri më 26 shtator në kryeqytetin bullgar.

Kosova synon paraqitje sa më të suksesshme në këtë garë kontinentale.

The post Boksieri nga Kosova e nis me fitore të thellë Evropianin e boksit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: