Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli pas aktgjykimit në Hagë: Sot e dëgjojmë popullin se çka thotë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka mbështetur protestën e zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

I pranishëm në protestë, ai dha një mesazh të shkurtër për tubimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.

“Sot e dëgjojmë popullin se çka thotë”, deklaroi Klestor Veseli.

Kadri Veseli u dënua në shkallë të parë me 18 vjet burg, ndërsa Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me nga 25 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Vendimi mund të ankimohet.

The post Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli pas aktgjykimit në Hagë: Sot e dëgjojmë popullin se çka thotë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: