Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Shqipëria zhgënjen në ndeshjen qé nuk duhej dhe del e mposhtur 1-2 nga Arena Kombëtare përballë Ukrainës. Rrokadë me verdheblutë e vendi i fundit është I kuqezinjve, që objektiv kishin të parin. Sylvinho mesa duket ka shumë gjëra për të sistemuar për kualifikueset e Botërorit. Ndryshimet nuk bënë punë, osé ishin të pamjaftueshme. Muçi për Bajramin e Daku në vend të Tucit, por Shqipëria u godit ende pa menduar mirë si duhet të sulmonte kundërshtarin.
Në aksionin e pare të ndeshjes, në minutën e 5’, Zinchenko shënoi golin e avantazhit. Goditja e mbrojtësit të Arsenal, befasisht në mesfushë nga Rebrov, përfundoi pas shpinës së Strakoshës, duke markuar ndeshjen e 1000 të tij. As koha për të reflektuar sepse në minutën e 10’ Yaremchuk bëri 2-0 me koke, në aksionin e dyte ukrainas. Ndeshja mori një kthesë të fortë që kuqezinjtë nuk po e përtypnin dot. Gati pas gjysmé ore lojë duhej pritur rasti i parë për lojtarët e Sylvinhos. Laçi goditi vetëm rrjetën e jashtme, ndërsa në të 46’ Muçi lëshoi njé diagonale ngjitur me shtyllën.
Uzuni për Dakun, Bajrami për Asanin dhe pak më pas edhe Hoxha për Muçin të dëmtuar, ishin lëvizjet e Sylvinhos për të shkundur ndeshjen. Beratasi e Bajrami rritën ritmin, ndërsa Hoxha përshpejtoi lojën. Një kombinim mes Mitajt e Uzunit në shpejtësi përfundoi me goditjen e sulmuesit të Granadas mbi traversë. Uzuni pati inteligjencën të fitonte penalltinë në minutën e 75’, me të cilën Bajrami ngushtoi rezultatin. Shqipëria kishte sjellje tjetër, atë të duhurën, por shumë vonë për të ndryshuar fatet e lojës. Vendi i fundit dhe Sylvinho nuk mund të qendrojë gjithnjë në ekuilibër.
The post Shqipëria e fundit, mundet nga Ukraina: Sylvinho u kujtua kur ndeshja ishte mbyllur appeared first on Lapsi.al.
