Gjendet arma e përdorur në vrasjen e Klaudio Prendit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Kryekomisar Asllan Shytaj dhe detaje të reja rreth atentatit ndaj djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klaudio Prendi. Sipas Shytajt i riu u qëllua nga autorët brenda makinës së tij dhe më pas u dërgua në spital me mjete të rastit nga persona të cilit ishin aty pranë në momentet e atentatit.

“Në sallën operative erdhi një njoftim nga qytetarët se pranë lokal “Artistit” është goditur me armë zjarri drejt një mjeti. Menjëherë është ngritur grupi hetimor nga “Sektori për Krimet e Rënda” dhe janë kryer të gjitha veprimet. Janë sekuestruar pamjet filmike, 7 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, mjeti i viktimës i cili ishte goditur disa herë në derën e shoferit, tek xhami më shumë.

Me sa jam informuar Klaudio Prendi ka qenë brenda automjetit kur është qëlluar me armë zjarri. Sot kemi gjetur dhe armën e krimit brenda mjetit të djegur të autorëve e cila ishte dëmtuar nga djegia”, – tha Kryekomisar Asllan Shytaj.

The post Gjendet arma e përdorur në vrasjen e Klaudio Prendit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *