Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u zbulua një vilë trekatëshe me kanabis. Vila ishte përdorur si një laborator i vërtetë për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës. 28-vjeçari shqiptar shkonte në këtë vilë me furgon gjatë natës dhr në një rast është parë duke shkarkuar thasë me dhe dhe pleh bimësh.
Në bazë të asaj që u konstatua, është kryer një kontroll brenda shtëpisë. Hetuesit zbuluan tre kate të tëra të përdorura për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës. Në veçanti, ishin bërë modifikime të veçanta në mur për t’i bërë hapësirat të përshtatshme për kultivimin, tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.
The post Gjendet vila trekatëshe me kanábis në Itali, kapet 28-vjeçari shqiptar appeared first on Lapsi.al.
