Humbja 2-1 me Ukrainën, reagimet e lojtarëve pas ndeshjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Arbër Hoxha u fut në fushë nga stoli gjatë ndeshjes me Ukrainën, e cila përfundoi me humbje 1-2. Pas përfundimit të takimit, ai dha një deklaratë ku shprehu mendimet e tij:

Pjesën e parë nuk u qasëm siç duhej. Ishte një ndeshje e vështirë, në pjesën e dytë dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin por nuk ia arritëm. Goli i parë na rrëzoi moralin, pastaj pas të dytit u bë shumë e vështirë. Ekipi kundërshtar kishte shumë kualitet.  

Trajneri na motivoi shumë, dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim golin e barazimit”, deklaroi Hoxha për “TV Klan”.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, pas humbjes ndaj Ukrainës, theksoi se ekipi duhet të paraqitet gjithmonë me të njëjtin intensitet si në pjesën e dytë. Ai shtoi se nuk duhet të pranojnë më gola në minutat e para të ndeshjeve.

Edhe për to ishte finale, edhe pse ndoshta skishte aq rëndësi sa për ne. E filluam pak keq ndeshjen, pjesën e dytë e patëm në kontroll lojën, na vjen gjynah. Krijuam aksione, u futëm shumë herë në zonë, paraqitja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë.

Minutat e para duhet të parashikojmë disa aksione, pasi nuk është hera e parë që pësojmë gola, duhet të jemi më të përqëndruar, u munduam në pjesën e parë, por nuk ja dolëm. Në pjesën e dytë i dominuam”, përfundoi Qazim Laçi për mikrofonin e TV KLAN.

bandicam 2024-11-19 23-01-59-079

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli bëri një analizë të ndeshjes, ku ndër të tjera theksoi:

Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.  

Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje.  

Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.  

Ka interes nga Juventusi, është e vështirë por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, deklaroi Ismajli për“TV Klan”.  

 

 

The post Humbja 2-1 me Ukrainën, reagimet e lojtarëve pas ndeshjes appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *