Nën hetim nga SPAK, sekuestrohen 2 prona të Monika Kryemadhit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme ka vënedosur nën sekuestro preventive ty prona të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës se saj Fatime Kryemadhi. Mësohet se pronat e sekuestruara janë dy vila, në rezidencën Kodra e Diellit. Një nga banesat është nën emrin e Monika Kryemadhit, ndërsa vila tjetër në emrin e nënës së saj Fatime.

Njoftimi i SPAK:

Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes vendimit nr.640 të datë 15 nëntor 2024, ka vendosur masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve F.K dhe M.K.

Kjo masë vjen si vijim i veprimeve hetimore dhe proceduriale në lidhje me procedimin penal nr. 122 të vitit 2022. (https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-21-10-2024-2/)

Pasuritë e sekuestruara janë:

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe; kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe; kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë, kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

The post Nën hetim nga SPAK, sekuestrohen 2 prona të Monika Kryemadhit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *