“Bëri lëmsh” rrjetin me një foto me unazë/ Ja si qëndron e vërteta e Majk

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e djeshme, lajmi se këngëtari nga Kosova, Majk, ishte fejuar bëri xhiron e mediave online. Në fakt, jo më kot, pasi ishte vetë artisti që i nxiti të tilla lajme me një postim në Instagram.

Ai ndau një foto duke i vendosur unazën në gisht një vajze dhe duke shkruar: “She said Yes”!

Mirëpo, kjo ka qenë thjesht një taktikë marketingu për të promovuar këngën e tij të re. Sot, Majk ka postuar promon e këngës, ku shihet një vajzë me një fustan nusërie.

“Ku je fshehë/ Nesër, ora 16:00”, -ka shkruar ai përkrah videos me një emoji nuseje.

Pra, Majk na mashtroi pasi nuk qenka fejuar siç la të kuptohej dje./    S,M

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *