U arrestuan për masakrën e Dobraçit, Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç më 30 Tetor, ku humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra”.Katër efektivët u arrestuan me 20 Nëntor, pas një hetimi ndaj tyre nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit.

Efektivët: Marta Martini, Blerim Kurmetaj, Viktor Logu dhe Juljan Sterkaj, akuzohen për shpërdorim detyre.

Mësohet se në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ka qenë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit mbetet mister, ndërsa ka dyshime se është i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë e cila tronditi opinionin publik.

Personi misterioz ne ngjarjen e dobracit

Personi i paidentifikuar nga policia ne ngjajen e Dobraçit

Ndërkohë Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posçme (SPAK), për shkak se ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Dite me parë u raportua se Policia ka kontrolluar dy klinika mjekësore private në Shkodër, me qëllim gjetjen e personit të tretë, që policia dyshon se ka qenë në makinën tip “Benz” me targa kroate.

Policia i ka ushtruar këto kontrolle pas dyshimeve se në këto klinika është paraqitur një person i plagosur, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar.

Qëllimi i kontrolleve nga policia ka qenë sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë për të provuar nëse personi i plagosur është paraqitur për mjekim ose jo në klinikat private, pas ngjarjes.

Po ashtu, policia e shtetit për të provuar shkencërisht dhe prezencën

The post U arrestuan për masakrën e Dobraçit, Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *