Shkaktoi aksident me 3 të plagosur, arrestohet 21-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 21-vjeçar është arrestuar në Elbasan pas aksidentit me tre të plagosur ditën e djeshme. Mësohet se sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë 21-vjeçarin me inicialet H. Xh., pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Shkaktoi aksident me 3 të plagosur, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *