Kapet në doganë një Ferrari me plùmba

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në vendkalimin kufitar Bozaj (Hani i Hotit) nga policia malazeze është arrestuar shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Z. N.

Në pikën kufitare Bozaj, nga ana e punonjësve të policisë është bërë kontrolli i personit Z.N. 56 vjec, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili drejtonte një mjet mallrash me targa shqiptare dhe një automjet rimorkio në të cilin ndodheshin shtatë automjete. Në një nga automjetet “Ferrari” pas kontrollit të imtësishëm, janë gjetur municion luftarak i kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Policisë shtoi se me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, me kallëzim penal është arrestuar Z. N, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mbajtjes pa leje dhe mbajtjes së armëve dhe lëndëve shpërthyese. /Vijesti

The post Kapet në doganë një Ferrari me plùmba appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *