Ancelotti pas humbjes: Do jemi me patjetër në fazën tjetër, Mbappe-së i duhet mbështetje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndeshja ndaj Liverpool rezultoi shumë e vështirë për Real Madrid, me “Los Blancos” që ranë në “Anfield”.

Sfida e raundit të pestë të fazës së Ligës në Champions League u mbyll me rezultatin 2-0, me kampionët në fuqi të këtij kompeticioni që u dukën të pafuqishëm përballë një Liverpool-i të uritur për të triumfuar.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, theksoi se pavarësisht disfatave skuadra e tij do të kualifikohet në fazën tjetër.

“Do të kualifikohemi në raundin tjetër dhe do të garojmë si çdo vit. Do ta shihni”, tha fillimisht italiani.

Teksa i pyetur për faktin që Kylian Mbappe humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë, tekniku i Real-it u shpreh se sulmuesi ka nevojë për mbështetje dhe se shumë shpejt do bëjë më të mirën e tij.

“Mbappe luajti mirë, ai e ka mbështetjen tonë të madhe, shumë shpejt do ta bëjë më të mirën”, deklaroi Carlo Ancelotti.

Pas takimit të pestë të fazës së Ligës, Real Madrid renditet në vend të 24-të të Champions League me vetëm gjashtë pikë.

The post Ancelotti pas humbjes: Do jemi me patjetër në fazën tjetër, Mbappe-së i duhet mbështetje appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *