Gonxhe ndan pa garë paratë e lavanterive, Plarent Gjinarit i jepen edhe 123 MLN lekë për spitalin e Berati

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ministri i  Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, po krijon monopolin e lavanterisë për spitalet, duke ia dhënë shumicën e tyre dy kompanive. Kemi raportuar qysh në fillim të këtij viti vazhdimisht shkeljet në tenderët për pastrime, lavanderitë e spitaleve, ku janë favorizuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara dy emra: Kristinka Leka dhe Plarent Gjinari.

Vetë dy ditë më parë denoncuam abuzimet në tenderin 2.3 milionë euro për lavanterinë e spitaleve në Fier, ndërsa tani Gonxhe po i jep paketë 123 milionë lekë në një qytet tjetër.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Loti 2: Shërbim Lavanderie për Spitalin Rajonal Berat”.

OBP e ka njoftuar tenderin në qershor dhe gjatë kësaj kohe ka dorëzuar ofertë vetëm firma UNIVERS SERVIS, në pronësi të Plarent Gjinarit.

Nuk e dimë nëse është gabim shpejtësie,  por kemi vërejtur disa parregullsi në dokumente që krijojnë mundësi për keqinterpretimin e kontratës.

 

Shohim që data e shpalljes së garës është më datë 7 qershor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e ofertave është shënuar më 11 tetor, por mbajta e tenderit është bërë më 15 gusht 2024.

Po si mund të bëhet zhvillimi i tenderit para se të mbyllet afati për dorëzimin e ofertave?!

Që këtu tregohet se komisioni i Gonxhes ka qenë me nxitim dhe nuk ka vepruar sipas rregullave me tenderët.

Shkelje tjetër është që njerëzit e Gonxhes në OBP kanë vazhduar procedurat edhe pse kishte një ofertë të vetme. Por kjo nuk ka rëndësi kur fituesi është i paracaktuar. Madje i jepet kontrata megjithëse oferta është me vlerë sa 100% e fondit limit.

Kështu u regjistruan edhe dy shkelje të tjera, pranimi i ofertës së shtrenjtë dhe mbyllje tenderit pa konkurrencë.

Më datë 15 tetor 2024, Open Data Albania e vlerësoi tenderin automatikisht me Flamurin e Kuq, që është shenja e riskut të korrupsionit. Këtë kontratë Gjinari angazhohet për 2 vjet. Ndërkohë 3 kontratat e tjera i ka përfituar Kristinka Leka me firmën  Devis SHPK.

 

©️Copyright Gijotina.com

 Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

The post Gonxhe ndan pa garë paratë e lavanterive, Plarent Gjinarit i jepen edhe 123 MLN lekë për spitalin e Berati appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *