Në kërkim nga Europol, arrestohet në Shqipëri bosi turk i drogës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 57-vjeçar nga Turqia është arrestuar në Shqipëri gjatë operacionit të Europolit. 57-vjeçari akuzohet se drejtonte një trafik drogë që shtrihej nga Evropa Perëndimore deri në Iran. Operacioni u udhëhoq nga autoritetet gjermane në bashkëpunim me ato holandeze. 57-vjeçari u arrestua më 23 nëntor në Shqipëri, ndërsa Europol njofton se ushtroi kontrolle në disa nga rezidencat e tij dhe të dashurës së turkut në Roterdam në Holandë.

Ai dyshohet se drejtonte rrjetin kriminal që ishte përgjegjës për importin e heroinës në Evropën Perëndimore. Gjatë një operacioni të kryer nga autoritetet gjermane, ato sekuestruan 703 kilogramë heroinë në portin e Hamburgut, e cila ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani.

I arrestuari është në pritje të ekstradimit në Gjermani, ndërsa Europol ka nisur hetimet për kapjen e personave të tjerrë që dyshoihet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

The post Në kërkim nga Europol, arrestohet në Shqipëri bosi turk i drogës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *