SPAK merr në dorë hetimet për vrasjen e Klaudio Prendit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vrasja e 27-vjeçarit Klaudio Prendi do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se SPAK do të marrë në dorë dosjen e ekzekutimit të 27-vjeçarit, që u vra në një atentat në kryqëzimin e zonës së xhamllikut në Tiranë në orët e para të 19 Nëntorit.

Dyshohet se autorët e vrasjes së Prendit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Klaudio Prendi u ekzekutua me silenciator sapo hyri në makinën e tij pasi doli nga një lokal.

Automjeti i autorëve ju afrua paralel makinës së viktimës dhe prej andej u qëllua disa herë me armë.

Pasi kryen ekzekutimin, autorët u larguan në drejtim të zonës së Xhamllikut, për të dalë më pas në Unazën e Madhe e më tej në Farkë, aty ku dogjën makinën së bashku me armën tip pistoletë me silenciator.

The post SPAK merr në dorë hetimet për vrasjen e Klaudio Prendit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *