Triumfi në Champions dhe dëmtimi, flet Edon Zhegrova

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, luajti vetëm 18 minuta në fitoren 1-2 të Lille në transfertën e Bologna-s, mbrëmjen e së mërkurës në Champions League.

“Dardani” e nisi këtë ndeshje nga stoli, ndërsa nuk ishte në gjendjen e tij optimale, për shkak të dëmtimit të pësuar në sfidën e fundit në kampionatin e Ligue 1, ndaj Rennes.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale pas ndeshjes, sulmuesi 25-vjeçar u shpreh i lumtur për fitore, por foli edhe për dëmtimin.

“Çfarë fitore e madhe sonte. Krenar me këtë ekip. Një lëndim i lehtë, por do të jem në 100% tim shumë shpejt”,– shkroi Edon Zhegrova.

“Dardani” po kalon një sezon vërtetë shumë të mirë me ekipin e Lille, duke realizuar 4 gola në Champions League, tri prej tyre në kualifikuese dhe një në fazën e ligës, por edhe 4 në Ligue 1.

Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian siç janë Milan, Juventus, Napoli dhe Roma në Itali, por edhe të klubeve spanjolle.

The post Triumfi në Champions dhe dëmtimi, flet Edon Zhegrova appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *