Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Rasmus Hojlund ka qenë shpëtimtari i Manchester United në fitoren 3-2 ndaj Bodo/Glimt, duke i dhënë pak frymëmarrje trajnerit të ri Ruben Amorim pas një ndeshjeje të tensionuar. Dy golat e danezit, që përmbysën rezultatin nga 2-1 për norvegjezët në 3-2 për “djajtë e kuq”, ndihmuan që skuadra angleze të merrte tre pikë të arta në Europa League. Pavarësisht një avantazhi të humbur që në minutën e parë të takimit me Garnaçon, Hojlund siguroi një fitore të rëndësishme për Junajtid, duke qetësuar kështu situatën në klub.
Në një supersfidë emocionuese mes Tottenham dhe Roma, rezultati përfundimtar ishte 2-2, në një ndeshje plot drama dhe të papritura. Son shënoi menjëherë nga penalltia për anglezët, por Ndika barazoi për romanët. Pas një periudhe tensioni, Johnson kaloi përsëri përpara Totenhemin, ndërsa në minutën e parë shtesë, Hummels shënoi golin që siguroi një barazim spektakolar 2-2 për Romën.
Ndërkohë, në sfidat e tjera, Real Sociedad fitoi 2-0 ndaj Ajax, ndërsa një rezultat i jashtëzakonshëm erdhi nga Rangers, që mundën Nica 1-4 në transfertë. Ky sukses i Rangers, me Nedim Bajramin në fushë, ishte një triumf i thellë dhe i papritur.
**Rezultatet:**
Braga – Hoffenheim 3-0
2′ Bruma, 8′ Fernandes, 90’+3′ Vítor Carvalho
FCSB – Olympiakos 0-0
Ferencváros – Malmö 4-1
8′ (p), 11′ Varga, 53′ Kadi Borges, 74′ Cissé / 18′ (p) Bothain
Manchester United – Bodo/Glimt 3-2
1′ Garnaço, 45′, 50′ Højlund / 19′ Evjen, 23′ Zinkernagel
Midtjylland – Eintracht Frankfurt 1-2
48′ Gogorza / 7′ Larson, 57′ (p) Marmoush
Nîmes – Rangers 1-4
83′ Buanani / 35′ Černý, 38′ Diomande, 45’+3′ Igamene, 54′ Igamene
Real Sociedad – Ajax 2-0
66′ Barrenetxea, 85′ Kubo
Slavia Prague – Fenerbahçe 1-2
7′ Hori / 35′ Džeko, 85′ En-Nesyri
Tottenham – Roma 2-2
5′ (p) Son, 34′ Johnson / 20′ Ndicka, 90’+1′ Hummels
Twente – Union SG 0-1
11′ Fuseini
The post Europa League: Hojlund shpëton United, Hummels barazon për Romën në Londër appeared first on Lapsi.al.
