Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, zbardhet Dardha dhe Voskopoja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reshjet e dëborës janë rikthyer serbisht në qarkun e Korçës. Reshjet kanë qenë prezentë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m.

Sipas informacioneve reshjet vijojnë akoma.

Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Kontraktorët ndodhen në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve.

Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë pjesa tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.

The post Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, zbardhet Dardha dhe Voskopoja appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *