Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në SHBA, është takuar me kongresmenin amerikan Mike Lawler, ku gjatë takimit Kurti ka diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.
Ai thekson se pretendimet për trafikim organesh të përfshira në raportin e Dick Marty-t nuk u përfshinë në aktakuzë nga Prokuroria dhe se vendimi i injoroi pretendimet fyese dhe të pabesueshme për trafikimin e organeve të raportit të Dick Marty-t, të cilat ishin aq të pabesueshme saqë nuk u ngarkuan as nga Prokuroria, ka deklaruar Kurti.
“Përpara Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, u takova me kongresmenin @RepMikeLawler për të diskutuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA, investimet dhe situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
I kërkova mbështetjen e tij për trajtimin e çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, që ndikon në të drejtën e votës dhe në aksesin në dokumentet zyrtare. Në takim mori pjesë gjithashtu deputeti Shaip Kamberi, i vetmi anëtar shqiptar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë.
Gjithashtu, diskutuam për aktgjykimin e shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Aktgjykimi injoroi pretendimet fyese dhe të pabesueshme të raportit të Dick Marty-t për trafikimin e organeve, të cilat ishin aq të pabazuara saqë nuk u përfshinë as në akuzat e Prokurorisë; ndërsa gjithashtu hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Megjithatë, gjetjet e tjera u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore. Ne presim që këto të korrigjohen plotësisht në apel”, ka shkruar Kurti.
The post Kurti nis në SHBA fushatën kundër vendimit në Hagës, takohet me kongresmenin amerikan Mike Lawler appeared first on Euronews Albania.
