Greqi, shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e burgut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi.

Sipas mediave greke, bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek 38-vjeç. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë.

Ndërsa, 38-vjeçari grek u transportua në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli. Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar. 

The post Greqi, shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e burgut appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *