Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, në pranga shtatë persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një bandë shqiptare që grabiste bankomatet është shkatërruar nga policia spanjolle. Mediat e huaja bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtatë persona.

Gjithashtu banda shqiptare akuzohet për 19 grabitje bankomatesh në Almeria, Alicante, Valencia, Tarragona dhe Barcelona, të cilat i shkulnin ato me anë të një kamioni.

Po ashtu bëhet e ditur se shuma e grabitur nga grupi shqiptar kap shifrën e rreth gjysmë milioni euro. Ndërkohë hetimet për këtë grup nisën në muajin shkurt, kur u grabit një bankomat në Cartagena.

Nga hetimet policia zbuloi edhe grabitje të tjerë, që ishte përdorur e njëjta taktike. Kjo çoi grupin hetimor që të dyshonte se bëhej fjalë për të njëjtët persona.

The post Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, në pranga shtatë persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *