Tallje e rëndë e Slot: “Ndoshta Salah e di që City nuk do të jetë më në Premier

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pak ditë pas një fitoreje bindëse të Liverpool kundër Manchester City, trajneri Arne Slot hodhi një thumb drejt kampionëve të Premier League, të cilët janë nën hetim për shkelje të rregullave financiare. Në një konferencë për shtyp të martën, Slot u pyet për të ardhmen e Mohamed Salah, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Të dielën, Salah kishte deklaruar se fitorja 2-0 ndaj City mund të kishte qenë ndeshja e tij e fundit kundër ekipit të Pep Guardiolës në Anfield.

Duke buzëqeshur, Slot u përgjigj: “Ndoshta Mo di më shumë për ato 115 (akuza) që janë ngritur, ndaj pret që ata të mos jenë më në Premier League sezonin e ardhshëm.” Megjithatë, trajneri holandez shtoi menjëherë se ishte një shaka.

Lexo më tej: “Do shkarkohesh”: Guardiola i tregon tifozëve të Liverpool një numër me gishta

Manchester City përballet me më shumë se 100 akuza që përfshijnë periudhën nga 2009 deri në 2018, për shkelje të mundshme financiare gjatë kohës kur klubi po përpiqej të afirmohej si forca më e madhe në futbollin anglez. Ndëshkimi mund të jetë ekstrem, deri në përjashtimin nga kampionati. City gjithmonë i ka mohuar akuzat, ndërsa të gjitha seancat dëgjimore janë mbajtur me dyer të mbyllura. Gjithësesi, nuk pritet një vendim përfundimtar para fillimit të vitit të ardhshëm.

The post Tallje e rëndë e Slot: “Ndoshta Salah e di që City nuk do të jetë më në Premier appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *