Akuzohet për pastrim parash/ Vihet në pranga 31-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Resource”. Gjykata e Elbasanit më dhjetor i kishte caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në njoftimin e policisë njoftohet se 31- vjeçarit iu sekuestrua pasuri me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete). Gjithashtu bëhet me dije se ai ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

The post Akuzohet për pastrim parash/ Vihet në pranga 31-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *