Arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka përfunduar për herë të tretë në prangat e policisë, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.

Mësohet se ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka tjetërsuar pronat në bregdet.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim Mikel Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ’Shpërdorimi i detyrës’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Kujtojmë që Zaho fillimisht u arrestua në vitin 2019, më pas sërish në vitin 2021 dhe këtë të mërkurë në vitin 2024.

 

The post Arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *