Video/ Zbulohet shtëpia e barit në Vaun e Dejës, sekuestrohet 140 kg kanabis – Kush janë të arrestuarit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një “shtëpi bari” është zbuluar nga policia në Vaun e Dejës, ku janë sekuestruar 140 kg kanabis. Në pranga është vënë pronari i banesës, Zef Shtjefni dhe tre familjarë të tij.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës, ishte prodhuar lëndë narkotike në një banesë, ushtruan kontroll në kuadër të operacionit policor të koduar “Naraç”. Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit Zef Shtjefni, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën rreth 140 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa në trajtë boçesh. Nga verifikimet e kryera rezultoi se në këtë banesë kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, njoftoi policia.

“Gjithashtu, në një ambient në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit Zef Shtjefni, 61 vjeç, Gent Shtjefni, 38 vjeç (babë e bir), Dritan Shtjefni, 35 vjeç dhe David Shtjefni 42 vjeç, vëllezër (nipat e shtetasit Z. Sh.), të gjithë banues në fshatin Naraç”, shtuan të njëjtat burime.

Akuzat që janë ngritur ndaj të arrestuarve janë “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

The post Video/ Zbulohet shtëpia e barit në Vaun e Dejës, sekuestrohet 140 kg kanabis – Kush janë të arrestuarit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *