Zbulohet shtëpi bari në Shkodër/ Sekuestrohen 140 kg kanabis

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shtëpi bari është zbuluar në fshatin Naraç të Vaut të Dejës, ku janë sekuestruar 140 kilogramë kanabis në trajtë boçesh. Banesa ishte e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Ndërkohë si rezultat janë vënë në pranga pronari i banesës, djali i tij dhe dy nipërit, të gjithë banues në fhsatin Naraç. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe një mjet zetor me rimorkio. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

The post Zbulohet shtëpi bari në Shkodër/ Sekuestrohen 140 kg kanabis appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *