Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët për goditjen e grupeve të trafikimit të armëve dhe kontrabandës. Operacioni i gjerë policor është zhvilluar në të dyja vendet, duke shënuar një goditje të rëndësishme ndaj aktiviteteve të paligjshme.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë aksionit janë sekuestruar 60 armë zjarri, ndërsa janë arrestuar 16 persona të dyshuar për përfshirje në këtë rrjet kriminal. Nga të arrestuarit, 6 janë ndaluar në Shqipëri, ndërsa 10 të tjerë në Kosovë.

Autoritetet e të dyja vendeve kanë theksuar rëndësinë e këtij operacioni të përbashkët, duke e cilësuar atë si një hap domethënës në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve.

Në vijim për operacionin pritet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp me përfaqësues nga policia e Shqipërisë dhe e Kosovës.

 

 

The post Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *