EMRI/ Atentati mafioz në Athinë, zbulohet identiteti i vërtetë i të plagosurit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zbardhen detaje të reja nga atentati i djeshëm mafioz në Athinë, ku mbeti i vrarë shqiptari Irakli Davella.

Edi Lulo, 46 vjeç, është emri aktual që mban në gjendjen civile i plagosuri i atentatit të djeshëm në Athinë.

Ky emër përkon edhe me pasaportën që i është sekuestruar atij pas ngjarjes. Por pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, policia greke ka zbuluar se personi i plagosur, më parë ka mbajtur identitetin Etmond Hysa, lindur në 1978 në Shqipëri.

Burime policore thanë se plagosuri i një dite para atentatit ka hyrë në Greqi nga Gjermania dhe jo nga  Dubai.

Dyshohet te Hysa është vrasës me pagesë dhe se ai ishte objektivi i sulmit.

Deri tani autoritetet greke nuk kanë ngritur akuza. Me gjasa do të akuzohet vetëm për përdorim të kartës së identitetit që iu gjet në trup dhe që ishte e falsifikuar sipas policisë.

The post EMRI/ Atentati mafioz në Athinë, zbulohet identiteti i vërtetë i të plagosurit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *