Dhunoi me sende të forta bashkëshorten, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Shqiptari mësohet se ka goditur bashkëshorten me sende të forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së tyre 1-vjeçar.

Më tej bëhet me dije se fqinjët kanë denoncuar rastin pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes shqiptare. I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit.

The post Dhunoi me sende të forta bashkëshorten, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *