E rëndë/ 26-vjeçarja gjendet e pajetë në kanalin e hidrocentralit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

Trupi i pajetë 26-vjeçares me iniciale M. O., banuese në fshatin Kosharisht, u gjet ditën e djeshme.

Raportohet se nga eksperti mjekoligjor, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Zhdukja e 26-vjeçares është denoncuar në Komisariatin e Policisë Kukësit nga familjarët e saj më 16 Dhjetor.

Ata denoncuan se kishin humbur kontakte me të dhe një ditë më pas u gjet trupi i pajetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

The post E rëndë/ 26-vjeçarja gjendet e pajetë në kanalin e hidrocentralit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *