Kukës/ Ishte denoncuar e zhdukur, e reja gjendet e mbytur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një e re e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familjarët është gjetur e pajetë në fshatin Kosharisht të Kukësit, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit. Në një komunikatë për mediat nga policia lokale, viktima identifikohet me iniciale M.O., 26 vjeçe.

“Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht”, njoftoi policia.

Sipas të njëjtave burime, gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M.O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet hetimore të deritanishme, thotë policia, dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

“Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të”, thuhet më tej në komunikatë.

The post Kukës/ Ishte denoncuar e zhdukur, e reja gjendet e mbytur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *