Mjegulla e dendur në aksin Korçë-Pogradec, policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mjegulla në orët e para të mëngjesit ka krijuar probleme në qarkullim në aksin rrugor nacional Korçë-Maliq. Më e dendur mjegulla ka qenë në qytet, por edhe në aksin nacional që të çon drejt Pogradecit.

Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi shikimi ka qenë tejet i kufizuar.

Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë Thanës, ku edhe aty ka prezencë të mjegullës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve.

The post Mjegulla e dendur në aksin Korçë-Pogradec, policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *