Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të re, puth flamurin kombëtar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtarja Parashqevi Simaku është parë me një pamje të re dhe në gjendje të mirë emocionale, ndërsa puth flamurin kombëtar.

Sipërmarrësi i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elton Ilirjani, ka publikuar një tjetër video të artistes shqiptare.

Në këtë video emocionuese, Simaku shihet e grimuar dhe në gjendje të mirë humori, duke sjellë një moment prekës e krenar për të gjithë shqiptarët.

Një moment veçanërisht simbolik është kur ajo puth flamurin kombëtar, të cilin e mban si shall në veshjen e saj, duke përcjellë një mesazh dashurie dhe respekti për atdheun./   S,M

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *