Sot samiti BE- Ballkani Perëndimor! Liderët mblidhen në Bruksel

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbahet këtë të mërkurë (18 dhjetor) në Bruksel, samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, në fokus të së cilit është forcimi i partneritetit mes vendeve përmes edhe integrimit gradual të rajonit në disa prej politikave ndërkombëtare. Samiti është thirrur nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa i cili kujtojmë se vetëm tre ditë pas mandatit, shtroi një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Punimet e samitit do të zhvillohen në Bruksel rreth orës 17:30, aty ku një ditë më parë u zyrtarizua edhe hapja e negociatave të Shqipërisë për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’. Samiti do të ndahet në dy sesione dhe rëndësi do i kushtohet bashkëpunimit politik dhe ekonomik BE-Ballkani Perëndimor.

Plani i rritjes për rajonin, thellimi i angazhimeve politike të BE-së me Ballkanin Perëndimor në fushën e politikës së përbashkët dhe të sigurisë, bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, lufta në Ukrainë dhe ndikimin hibrid të Rusisë në vendet e rajonit, do të jenë disa nga temat të cilat do të trajtohen në samitin e sotëm. Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe përmes integrimit gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së, do të jetë fokus i samitit, ku do të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët.

The post Sot samiti BE- Ballkani Perëndimor! Liderët mblidhen në Bruksel appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *