Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
SPAK mbyll hetimet për ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën Zarkës dhe ish-oficeres së policisë gjyqësore Erjona Daupaj, e cila ndodhet në kërkim, përmes avokatit të saj.
Akuza iu komunikua edhe avokatit Radovan Çela.
Kujtojmë se SPAK ra në gjurmët e kryeprokurorit Zarka nisur nga komunikimet në SKY ECC dhe Enchro Chat, ku u mësua se vetëm prokurori ka pasur 4 kode, me të cilat komunikonte.
Sipas njoftimit të SPAK u bë e ditur se ndaj kreut të Prokurorisë së Vlorës u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Aurel Zarka u arrestua më 29 korrik ndërsa tre personat për të cilët u lëshua masa e sigurisë “arrest me burg”, ish-oficerja e policisë gjyqësore Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi (kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris) janë shpallur në kërkim.
The post SPAK mbyll hetimet për ish kryeprokurorin e Vlorës, kalon dosjen për gjykim appeared first on GIJOTINA.
