Tërmeti 7.3 ballë në Vanuatu/ Autoritetet në luftë me kohën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Autoritetet në Vanuatu po luftojnë me kohën dhe rrënojat pas tërmetit me magnitudë 7.3 që goditi vendin. 14 persona raportohet se kanë vdekur dhe shumë mbeten të bllokuar nën një ndërtesë të shembur në kryeqytetin Port Vila.

Ambasadori i Kinës konfirmoi se dy shtetas kinezë ishin mes të vdekurve. Tre persona të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese janë kontaktuar nga ekipet e shpëtimit, ndërsa dy të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat. Ndërsa pasgoditjet vazhdojnë të tronditin kombin ishullor prej 330,000 banorësh, imazhet në mediat sociale tregojnë automjete të shtypura nën rrënoja, gurë masivë në një autostradë dhe rrëshqitje dheu pranë portit të Port Vilës.

Rrjeti televiziv kombëtar VBTC transmetoi imazhe të njerëzve në radhë për karburant dhe gjëra të tjera thelbësore, pasi energjia elektrike dhe uji janë ndërprerë. Kreu i zyrës së UNICEF-it në Vanuatu, Eric Dipper, tha se ndotja e ujit ishte një shqetësim i madh. Më shumë se 200 persona janë lënduar. Jashtë spitalit të Port Vilës janë ngritur tenda për t’u shërbyer pacientëve që mbërrijnë atje. Kryeministri në detyrë Charlo Saloui tha se një gjendje e jashtëzakonshme ishte shpallur në zonat më të goditura, ndërkohë që kërkohej ndihma ndërkombëtare.

The post Tërmeti 7.3 ballë në Vanuatu/ Autoritetet në luftë me kohën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *