Dështon seanca e pajtimit mes Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi dhe ish-drejtori i Policisë Shkodër Edmond Sulaj në seancën e kësaj të enjte, nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim.

Kjo bëri që Gjykata e Posaçme të kalonte çështje në seancë gjyqësore, duke caktuar datën e seancën në 6 janar, ku i pranishëm do të jetë një prokuror i SPAK.

Edmond Sulaj paditi në GJKKO kreun e grupit parlamentar të Partise Demokratike Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ish drejtorit të policisë Shkodër.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat thotë se janë provë se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.

The post Dështon seanca e pajtimit mes Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *