Moti i keq, ja akset e bllokuara dhe ku ka probleme me qarkullimin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Moti i keq ka sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, ndërsa në disa akse të rëndësishme të vendit janë bllokuar apo kalohet me vështirësi.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, për shkak të reshjeve të dëborës ka vështirësi në qarkullim në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër. Automjetet në këto akse duhet të kalojnë me zinxhirë, apelojnë blutë.

“Aksi rrugor ‘Bypass-Qafë Murrizë’, në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm, pasi firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe për hedhjen e kripës”, thuhet në njoftim.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë më shumë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

The post Moti i keq, ja akset e bllokuara dhe ku ka probleme me qarkullimin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *