Manchester City ndalet edhe nga Evertoni, Broja luan si zëvendësues

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Manchester City ka harruar të fitojë dhe vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Djemtë e Guardiolës kanë barazuar 1-1 në shtëpi përballë Evertonit në sfidën hapëse të javës së 18-të të Premier Ligës.

Ndeshja e 4-t pa fitore për “qytetarët” (2 pikë të grumbulluara) që kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe tashmë janë në krizë të plotë rezultatesh.

Silva kaloi në avantazh vendasit, ndërsa Evertoni barazoi në përfundim të pjesës së parë. Vlen për tu theksuar se Haaland ka humbur një 11-metërsh për Citin në pjesën e dytë.

Evertoni i Brojës ndal kështu kampionët në fuqi të Anglisë dhe merr një tjetër rezultat pozitiv në kampionat.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur 25 minuta (bashkë me shtesën) në këtë transfertë, pasi është aktivizuar në minutën e 70-të të takimit, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

The post Manchester City ndalet edhe nga Evertoni, Broja luan si zëvendësues appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *