Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 46-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Durrësit, pasi u kap duke shitur lëndë piroteknike. Ai u konstatua nga efektivët e komisariatit nr.1 duke tregtuar mjete piroteknike në mjetin që posedonte, nga ku nisi hetimi në gjendje të lirë dhe materialet i janë referuar prokurorisë. Autoritetet sekuestruan një sasi fishekzjarresh dhe kapsolle të llojeve të ndryshme.
Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje , duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.
The post Shiste lëndë piroteknike, procedohet 46-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.
